Thomas Brdariç duhet të mendojë si të zgjidhë një problem shumë të madh që i ka lindur së fundmi, pasi do të luajë ndeshjen ndaj Laçit pa sulmuesin kryesor të kësaj skuadre, Bekim Balajn.

“Panorama Sport” mëson se sulmuesi ka pësuar një tërheqje muskulore në stërvitje dhe nuk është në gjendje për të përballuar ndeshjen e kësaj fundjave, e ndoshta jo vetëm atë.

Për këtë arsye, Balaj është nisur që sot drejt Serbisë, ku do t’i nënshtrohet kurave te klinika e specializuar e terapistes me famë, Marjana Kvaçeviç.

Objektivi i sulmuesit është që të rikuperohet në kohë dhe të jetë në formën më të mirë për ndeshjen ndaj Partizanit në javën e ardhshme. Por në këtë mënyrë, ai lë Brdariç pa alternativa për vijën e parë të sulmit për ndeshjen e kësaj fundjave, pasi edhe qendërsulmuesi tjetër, Matouti, është i dëmtuar dhe nuk është i gatshëm për takimin me kurbinasit.