Sipas raportimeve në Spanjë, Bayern Munich i është bashkuar Manchester City-t dhe Juventusi-t në garën për të nënshkruar me fantazistin, Isco.
26-vjeçari ishte kapiteni i Real Madrid në ndeshjen e së enjtes kundër Melilla për Kupën e Mbretit, por nuk ka luajtur si titullar në shtatë ndeshjet e mëparshme nën drejtimin e Santiago Solari-t.
Don Diario raporton se Bayern-i është ekipi i fundit europian që ka shfaqur interes për ish-lojtarin e Malaga-s, i cili gjithnjë e më shumë po has vështirësi për të gjetur minuta në Madrid.
Spanjolli u la jashtë skuadrës në ndeshjen e Champios League kundër Roma-s, disa ditë pasi u raportua se kishte refuzuar t’i jepte dorën Solari-t pas humbjes në kampionat kundër Eibar.
Spanjolli nuk ka luajtur si titullar me kampionët e Europës në La Liga që nga humbja 5-1 në “El Clasico” kundër Barcelonës – ndeshja e fundit e Julen Lopeteguit në drejtimin e skuadrës.