Rusia do të zhvillojë Kupën e Botës nga 14 qershori deri në 15 korrik.
Ndeshjet do të luhen në qytetet e Kaliningrad, Kazan, Moskë, Nizhny Novgorod, Rostov-on-Don, Samara, Saransk, Sochi, St Petersburg, Volvograd dhe Yekaterinburg.
Britania më parë deklaroi se familja mbretërore nuk do të ishte pjesëmarrëse në Kupën e Botës për shkak të helmimit të ish-spiunit rus Skripal.
Tani ka ardhur edhe refuzimi i Islandës për të vizituar Rusinë në qershor.
Do të jetë një bojkot diplomatik, çka do të thotë se drejtuesit e vendit nuk do të jenë të pranishëm, ndërsa skuadra e futbollit po.
Islanda ishte një nga përfaqësueset surprizë të Euro 2016 që u zhvillua dy vite më parë.