Rraman Hallaci nuk do të jetë më trajner i Ilirsë. Trajneri ka njoftuar ditën e sotme me anë të një postimi në Facebook që nuk do të vazhdojë më te klubi që militon në Kategorinë e Dytë.
“Për një arsye timen personale, nuk mund të vazhdoj të kontribuoj me ndihmën time në skuadrën e Ilirisë. I uroj suksese lojtarëve, drejtuesve dhe tifozëve”, shkruan Rraman Hallaçi.
Kujtojmë që Hallaçi u shkarkua nga Kukësi në fillim të këtij sezoni, për të marrë më pas drejtimin e Ilirisë.
Me këta të fundit zhvilloi një sezon mjaft të mirë duke qenë pretendent kryesorë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, por pa arritur t’i shkojë deri në fund aventurës me ekipin nga Fushë-Kruja./newsport/