Trajneri i njohur i futbollit Horge Hezus rezultoi pozitiv nga analizat e para anti-koronavirus.

Tekniku i Flamengos shfaqi shenja “të dobëta dhe minimale” të virusit COVID-19, por ai do t’i nënshtrohet sërish testeve të dyta mjekësore për t’u bindur njëherë e mirë rreth shëndetit të tij. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi brazilian.

Që prej përhapjes së koronavirusit nga Kina dhe në mbarë botën, tekniku portugez u bëri thirrje autoriteteve braziliane që të ndalonin të gjitha aktivitetet futbollistike në vend për të shpëtuar jetët e lojtarëve dhe stafit teknik.

Hezus njihet në Europë si trajner i Benfikës dhe Sporting Lisbonës. Ai fitoi Kupën Libertadore dhe kampionatin brazilian me Flamengon.