Klodian Duro nuk do të jetë më trajneri i Gjilanit. Ish-timonieri i Kukësit është larguar nga skuadra kosovare. Lajmin e ka njoftuar vetë Duro në rrjetet sociale, teksa falenderon klubin për mundësinë e dhënë.
“Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po keshtu po ndahemi. Ne lufte shkohet me trima dhe trimat e mij luftuan si asnjehere me pare ne dy perballje shum te forta ku ishim te pabarabarte ne numer. Ne te paren 11 kunder 14 dhe ne te dyten 10 kunder 14 por asnjehere dhe ne asnje moment nuk u dorezuam por luftuam si heronje te vertete ashtu siç i ka hije trimave te kombit.
Pritem deri ne fund te gjithe bashke per te luftuar perseri ne betejat qe kishim para por ishte e pamundur. Ishte shum e bukur per aq sa zgjati dhe largohemi te gjithe me koken lart si shqiponjë.
Faleminderit djem të Gjilanit”, ka shkruar Duro në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Duro moeri në dorë “frenat” e skuadrës gjilanase më 26 qershor, ndërsa e drejtori në dy sfidat e Conference League ndaj Niedercorn, ku fatkeqësisht u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 4-2.