Monaco mund të paguajë 20 milionë euro sa kërkon Roma për Edin Dzeko, sipas raporteve në Francë, por ata janë duke menduar për një shkëmbim të boshnjakut me Radamel Falcao
33-vjeçari është në sezonin e fundit të kontratës së tij dhe e ka bërë të qartë që ai do të dëshironte një transferim drejt Interit të Antonio Contes.
Megjithatë, zikaltrit refuzojnë të paguajnë 20 milionë euro dhe Roma nuk do të negocionte një ofertë më të vogël.
Por, Nice-Matin në Francë shkruan se Monaco janë gati për të paguar çmimin që kërkohet për Dzekon, por preferojnë edhe një shkëmbim.
Me herët ishte raportuar nga “Corriere dello Sport” se Roma po kërkonte sulmuesin e Monacos, Falcao.
Kolumbiani luan në të njëjtën pozicion si Dzeko dhe po ashtu është 33 vjeç, teksa kontrata e tij skadon deri në qershorin e 2020-ës.