Situatë absurde te Tomori në Kategorinë e Parë. Lojtarët janë bërë të gjithë në një mendje dhe kanë bojkotuar stëritjen, ndërsa kanë kërkuar hapur shkarkimin e trajnerit.
Tomori drejtohet nga një emër i njohur si Klevis Dalipi, por lojtarët janë “krisur” me teknikun dhe kanë kërkuar që ai të largohet nga skuadra së bashku me ndihmësin e tij.
Ditën e djeshme ishte planifikuar stërvitja e radhës, por në fushë nuk zbriti asnjë prej lojtarëve dhe një e tillë nuk do të ndodhi deri në momentin që Dalipi të largohet nga skuadra. Sipas tyre, trajneri ka dështuar në çështje teknike dhe përmbushjen e objektivit e për këtë arsye nuk duhet të qendrojë më në ekip.
Tomori ka bërë një ecuri të mirë deri më tani pasi pas 15 javësh kanë marrë 25 pikë dhe renditen në vendin e 4-të./newsport/