Masimo Morati është kthyer në kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e Federatës Italiane të Futbollit. Një zgjedhje e papritur që me sa duket ka një “sponsor” e më të papritur pas krahëve, Andrea Anjelin.
Sipas medieve italiane, presidenti i Juventusi është ai që i ka propozuar Moratit që të marrë drejtimin e futbollit italian dhe nuk ka qenë ish-presidenti i Interit ai që ka dalë vetë në skenë për këtë post.
Pritet që në ditët në vijim të ketë një takim mes Anjelit dhe Moratit për të diskutuar rreth kësaj çështje dhe për të përgatitur fushatën për zgjedhjet.
Duket një vendim i çuditshëm ky i drejtuesit të bardhezinjve duke llogaritur se Morati ka qenë një prej armiqve të përbetuar të Juventusit në vite dhe kjo aleancë me ish-presidentin e zikaltërve, nuk do të pritet mirë nga tifozeria. /vipsport/