Vllaznia e sezonit te ri ne volejboll per femra pritet te jete nje nga ekipet pretendente per fitimin e titullit kampion sepse drejtuesit e saj kane vendosur te bejne nderhyrje te fuqishme ne merkato.
Por çuditerisht, perpos afrimeve ka edhe largime. Dhe per me teper behet fjale per nje nga lojtaret me te rendesishme te ekipit: Liberoja Stela Kiri. Burime prane ekipit shkodran bejne te ditur se lojtarja ne fjale ka zgjedhur ta vazhdoje karrieren e saj ne kryeqytet.
Konkretisht tek ekipi i Tiranes qe eshte nenkampion ne fuqi i vendit. Ende nuk eshte e qarte pse ka bere kete zgjedhje, pasi edhe oferta financiare e drejtuesve te Vllaznise per rinovimin e kontrates ka qene shume e mire.
Tashme mbetet per t’u pare se kush do te jete liberoja e re e Vllaznise. Ekipi ka ne perberje nje libero tjeter shume te talentuar si Laura Ballçiti apo dhe ndonje tjeter. Drejtuesit jane duke menduar te hyjne ne merkato por ende nuk eshte e qarte se ne cilat pozicione do te forcohet skuadra.
Synimet e Vllaznise per sezonin e ri do te jene per te qene ne mes ekipeve qe do te synojne fitimin e titullit kampion dhe per kete arsye, ne vazhdim mund te presim surpriza nga ky ekip./SHKODRA-SPORT.COM/