Aventura e mbrojtesit shkodran Klejdi Paloka tek Otrant Olympic i Ulqinit nuk ka zgjatur shume. Ende pa u mbyllur muaji gusht, 20 vjeçari eshte rikthyer serish tek Vllaznia. Diten e sotme nderkohe ai eshte aktivizuar ne pjesen e dyte ne miqesoren e ekipit Vllaznia U21 ndaj Veleçikut.
Paloka u huazua nga klubi shkodran tek fqinjet e Ulqinit, me idene per t’i ndihmuar ata ne perpjekjet e tyre per t’u ngjitur ne Ligen e Pare te Malit te Zi. Ai e nisi si titullar ne fakt kampionatin me Otrant, por ditet e fundit gjerat ndryshuan.
Drejtuesit e ketij klubi firmosen edhe me futbollisin ganez Joseph Mensah, por rregulli i federates malazeze per kete kategori eshte qe vetem dy te muaj mund te luajne. Ne keto rrethana, perpos Palokes e Mensah, pjese e Otrant ka qene edhe nje futbollist tjeter i huaj dhe ne kete kontekst, ne çdo ndeshje njeri prej tyre do te sakrifikohej per te mos luajtur.
Ne keto rrethana, vete Paloka ka kerkuar qe kontrata e tij te prishet dhe palet kane rene dakord. Ne keto rrethana, klubi Vllaznia ka terhequr dokumentacionin e tij dhe tashme mbrojtesi shtatelarte eshte serish pjese e kuqebluve./SHKODRA-SPORT.COM/