Real Valladolid njoftoi këtë të mërkurë shkarkimin e Júlio Baptista si trajner i ekipit të parë, pas deklaratave kontroverse të brazilianite.

Fjalët e tij zbuluan mosmarrëveshjen me drejtuesit e klubit në lidhje me lojtarët që stërviten çdo ditë me ekipin e parë dhe në disa raste luajnë me ekipin e dytë. Kjo, duke shtuar rezultatet e dobëta, çoi në vendimin e shkarkimit të tij.

Baptista, një mik personal i Ronaldo Názario, një mbështetës i madh i bashkatdhetarit të tij, president i Real Valladolid, po përballej me sezonin e pestë në klubin e kryesuar nga “Fenómeni”. Tani, ai nuk i përket më këtij klubi, ashtu si ndihmësit José Luis Rueda dhe Alfredo Fernández.

Klubi i Valladolidit njoftoi se zëvendësuesi i tij është Álvaro Rubio, ish-kapiteni dhe njeriu i shtëpisë. Rubio ishte pjesë e stafit të ekipit të parë që nga viti 2017. Ndeshja e tij e parë në stol do të jetë të dielën në “A Coruña”, kundër ekipit të dytë të Deportivo./telesport/