Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur sot marrëveshjen me MCN TV, që do të transmetojë për tre vitet e ardhshme kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë, si edhe të Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

Ne fakt gazeta “Shkodra Sport” e kishte lajmeruar prej nje jave kete gje sepse oferta e MCN TV ka qene me e mira nder te gjithe operatoret e tjere qe kane pare pjese ne kete tender.

EKSKLUZIVE/ E drejta televizive e Superligës, ja kush e ka fituar garën për transmetimin e ndeshjeve

Dhe sot ka ardhur momenti per t’u hedhur firma ne kontrate. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Administratori i MCN TV, Endri Meksi kanë nënshkruar kontratën mes palëve për të drejtën televizive në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Ky vendim u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, që shqyrtoi të gjitha ofertat e ardhura për të drejtën e transmetimit të këtyre kompeticioneve dhe vendosi të shpallë fituese ofertën e kompanisë MCN TV.