Egnatia do të luajë këtë të enjte përballë Vllaznisë, supersfidën e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, nis në orën 20:00.

Tashmë, klubi rrogozhinas ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë duel mjaft interesant. Në tribunën A dhe B, çmimi i biletës është 2000 lekë. Ndërkohë në tribunën ballore, një biletë kushton 200 lekë.

Një çmim më i lartë është ai për sektorin e miqve. Pra tifozët shkodran duhet të paguajnë 500 lekë për të ndjekur nga shkallët e stadiumit ndeshjen mes Vllaznisë së tyre dhe Egnatias..

Diçka jo normale ne fakt sepse çmimet e tribunave te njejta te stadiumit duhet te kene çmim te njejte dhe ndoshta ne Rrogozhine nuk e dine kete gje, por me siguri qe ne kete mes duhet te nderhyje Federata per te mos e lejuar.