Klubi i Bajer Leverkusen ka habitur me njoftimin e fundit për tifozët.
Përmes profilit zyrtar, kampionët e Bundesligës kanë përzgjedhur disa tatuzhist për të bërë tatu falas mbështetësve me motivet e klubit, si për shembull logoja, apo datat ku ekipi u shpall kampion.
Klubi i Leverkusen do t’i mbulojë shpenzimet, pra do jenë falas.
“Aspirinat” kanë mrekulluar Evropën me rezultatet e arritur gjatë këtij sezoni e ku misioni “tripletë” ka filluar të besohet gjithmonë e më shumë. Në finalen e Europa Ligës duelojnë me Atalantën, kurse në Kupë i pret Kaizerslautern.