Peter Uebster do të tërhiqet nga futbolli në moshën 80-vjeçare. Ai filloi të luante futboll që në moshën 15-vjeçare.
Uebster ka lindur në Angli por tani jeton në Australi dhe shprehet i habitur me futbollin në Australi.
80-vjeçari ka luajtur me shumë ekipe në Uells gjatë moshës 20-30 vjeç, përpara se të transferohej drejt Australisë së bashku me gruan e tij, Moira dhe tre fëmijët e tij në vitin 1981.
Uebster do të luajë të premten ndeshjen e tij të fundit me ekipin e tij Uollongog ndaj Rusell Vale, edhe pse është 80 vjeç.