Vdekja e Maradonës ka bërë që ish-futbollisti i Juventusit dhe Mançester Sitit Karlos Tevez të refuzojë të luajë në ndeshjen e nesërme të Kupës “Maradona” mes Boka Zhuniorsit dhe Njuells Old Boisit.
Dëshpërimi i madh për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit botëror e ka shtyrë Tevezin të mos pranojë të zbresë nesër në fushë.
Po ashtu, klubi ku Maradona punoi në muajt e fundit si trajenr, Gimnasia refuzoi të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen ndaj Velezit.
Megjithëse në Argjentinë është shpallur 3 ditë zie kombëtare për vdekjen e Maradonës, Federata Argjentinase e Futbollit ka vendosur të mos ndryshojë kalendarin e ndeshjeve.