Katër futbollsitë të West Bromwich Albion përfundojnë në telashe, sepse kanë vjedhur një taksi në Barcelonë.
Skuadra e Premier League ishte zhvendosur në Barcelonë për të zhvilluar atje disa ditë përgatitje.
Lojtarët kanë qenë jashtë deri në orët e para të mëngjesit dhe kanë marrë taksinë për t’u kthyer në hotel, duke qenë se taksisti nuk ishte për momentin në mjet.
Episodi, i konfirmuar edhe nga klubi i WBA ka ndodhur mëngjesin e së enjtes. Protagonistë kanë qenë futbollistë: Jonny Evans, Gareth Barry, Jake Livermore e Boaz Myhill.
Katër futbollistët e arrestuar nga policia pas denoncimit të taksistit, kanë kërkuar falje përmes sajtit të klubit për veprimin e tyre. Drejtuesit e klubit kanë deklaruar se do të ketë ndëshkim për katër futbollistët./vipsport/