Stadiumi i ekipit të Shënkollit (militon në Kategorinë e Parë, grupi A) ka pësuar dëmtime për shkak të erës së fortë që u krijua nga përkeqësimi i motit. Mbulimi që rrethon stadiumin e Shënkollit është shembur si pasojë e goditjes nga era e fortë.
“Ora News” raporton se nuk dihet se për sa kohë do të riparohen dëmtimet dhe nëse klubi i Shënkollit do të ndihmohet financiarisht nga Bashkia e Lezhës për të restauruar dëmet e shkaktuara.
Sot kane qene planifikuar per t’u luajtur ne kete stadium dy ndeshje te kampionateve te moshave por kjo nuk ka ndodhur sepse gjendja e tij ne keto kushte, nuk ka lejuar zhvillimin normal te tyre.
Më poshtë mund të ndiqni kronikën e “Ora News”: