Skuadra e kategorise se pare ka bere nje “revolucion” ne merkaton e janarit. Pogradeci ka zyrtarizuar largimin e 9 lojtarëve nga skuadra. Bëhet fjalë për futbollistë nga porta deri në repartin e sulmit.

Kështu zyrtarisht dy portierët, Milan Jelovac dhe Ivan Nikoloski janë tashmë të larguar. Në mbrojtje nuk do të jenë më shërbimet e Franko Kapllanit dhe Mateo Peres.

Në mesfushë janë largimet më të shumta, pasi bëhet fjalë për Renato Këndezi, Ciprian Pius dhe Fabjan Nallbati. Ndërkohë trajneri Ardian Mema do të vazhdojë pa shërbimet e sulmuesve Eldjon Topllari dhe Frimen Pius.

Siç shikohet, trajneri i ri duket se ka ndikuar tek drejtuesit e klubit per te larguar nje pjese te konsiderueshme te ekipit me te cilin e filloi sezonin trajneri shkodran Samuel Nikaj.