Interi po shqyrton variantin për të shitur mesfushorin Marselo Brozoviç.
Klubi zikaltër pret përgjigje nga palët e ndryshme, ku Liverpuli shfaqrt më i interesuari për futbollistin kroat. “Fc Inter News” bën me dije se nëse drejtuesit e klubit italian marrin një ofertë rreth 60 milionë euro për Brozoviçin, atëherë do të lejohet largimi i tij nga Milano.
Futbollisti pëlqehet nga Jurgen Klop, i cili ka shfaqur hapur pëlqimin e tij për futbollistin ballkanas.