Ende nuk eshte ne formen e tij me te mire sepse vjen pas nje demtimi qe e la jashte per disa jave me rradhe, por mesfushori Lorik Boshnjaku po rikthehet serish aty ku duhet te jete dhe e deshirojne ta shohin te gjithe shkodranet.

Pas nje paraqitje shume te mire ndaj Kukesit, te njejten gje ka bere edhe sot ndaj Tiranes teksa me lojen e tij ne repartin e mesfushes, e ka vene shume ne veshtiresi ekipin vendas e kete e ka pranuar edhe vete trajneri Shehi ne prononcimin e tij pas ndeshjes.

““Ishte një ndeshje me ritëm të lartë. Në pjesën e parë na hapën probleme me Boshnjakun, por në të dytën morëm masat tona. Ndeshja e Supërkupës do të jetë tjetër me Vllazninë, është një trofe për t’u luajtur. Ritmi ishte mbi mesataren për Superioren. Duke pasur këtë ritëm, nisën edhe problemet fizike. Vllaznia është një nga pretendentët për titull”.

Kjo nderprerje e kampionatit natyrisht qe do t’i sherbeje per mire ekipit shkodran dhe posaçerisht edhe Lorik Boshnjakut qe me siguri do te rritet edhe me shume nga ana fizike duke na treguar ate lojtarin qe jemi mesuar te shohim ne fillimin e kampionatit.

Ardhja e tij ne vere, beri qe ne njefare menyre te “harrohet” Ardit Krymi i larguar pas shume vitesh nga Vllaznia ne drejtim te Bjellorusise. Lorik Boshnjaku ka fituar shpejt zemrat e shkodraneve dhe njekohesisht ka filluar te behet edhe “tmerri” i kundershtareve./SHKODRA-SPORT.COM/