“Kukës Arena” nuk është inaguar ende. Edhe pse prej disa javësh ka përfunduar gjithçka, stadiumi i ri i Kukësit nuk është hapur akoma për shkak se ekspertët e fushës nuk kanë dhënë miratimin e tyre.
“Supersport”, bën me dije se ditën e premte, eskpertët grekë do të jenë të pranishëm në Kukësi për të parë nga afër gjendjen e fushës dhe do të vendosin nëse fusha është gati për të pritur ndeshjen e parë.
Verilindorët nuk luajnë në shtëpinë e tyre prej gati 3 vitesh dhe dëshirojnë ta inagurojnë stadiumin e ri ndaj Tiranës. Ky takim është planifikuar të luhet në fillim të muajit prill dhe do të jetë e para për fazën e 3-të.
Çdo gjë tjetër në stadiumin “Kukës Arena” ka përfunduar, ndërsa tani pritet vetëm “drita jeshile” për fushën dhe e premtja do të jetë dita vendimtare./newsport/