Tek Vllaznia kane shpresa per marrjen e tij, por Esin Hakaj mund të quhet lojtar i Samsunspor në Turqi. Newsport.al mëson se e ardhmja e shkodranit ka marrë kthesë dje në mbrëmje, me palët që kanë gjetur akordin për të nënshkruar një bashkëpunim.

Shkodrani u largua nga Partizani duke mos rinovuar me të kuqtë. Në garë për shërbimet e tij ishte edhe Vllaznia, me sponsorin Xhaferi që ishte gati të plotësonte kushtet e 24 vjeçarit.

Pas Çinarit, Samsunspor i ligës së parë turke duket se do prezantojë së shpejt edhe Hakajn. Mëngjarashi sezonin e shkuar ishte rekormen te Partizani, duke luajtur të gjithë ndeshjet në Superligë si pakëkush.

Ne Shkoder megjithate ende jane ne pritje te faktit nese do te firmose apo jo ne Turqi sepse duan ta kene ne rradhet e tyre per sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/