Koniaspori shtoi numrin e shqiptarëve në skuadër, teksa vetëm dy ditë më parë prezantoi transfermin e Zymer Bytyqit. Ky i fundit zgjodhi Turqinë pas eksperiencës së tij në Norvegji, duke firmosur një kontrat për 2 vite e gjysmë.

Një vendim i duhur ky për lojtarin 24-vjeçar, që ka arritur të lërë gjurmët e tij me mundësinë e parë të dhënë.

Bytyqi zbriti sot në fushën e lojës kundër Fatih Karagumruk në minutën e 75, ndërsa vetëm 9 minuta më vonë ia ka dalë të jetë protagonist. Kaq kohë i ka mjaftuar futbollistit shqiptar për ta nisur me një asist eksperiencën e tij në elitën e Turqisë.

Harkimi i tij u kthye në gol nga Jevtoviç, megjithëse në fund nuk pati vlerën e pikëve, pasi ndeshja përfundoi me shifrat 2-1 për rivalët./
Sport Ekspres/