Komunikimi me tifozët e Vllaznisë i trajnerit Gjoka në disa momente ka dalë edhe jashtë kontureve të një komunikimi të zakonshëm me një “timonier” të një pankine. Në të paktën 2-3 pyetje, numri 1 i pankinës shkodrane është pyetur edhe për çështjen e privatizimit të klubit, për ardhjen apo jo të Fushaj e gjëra të tjera të ngjashme.
Megjithate ai i eshte shmangur pergjigjeve per kete çeshtje duke u kujtuar tifozeve per pozicionin e tij.
Pyetja numër 1: Gjoka a duhet të ngulni këmbë që president i Vllaznisë të bëhet Valter Fushaj?
Përgjigja numër 1: Unë nuk kam asgjë në dorë për këtë çështje sepse unë jam thjesht një trajner.
Pyetja numër 2: A do ta kishit rinovuar kontratën me Vllazninë në rast se Fushaj bëhet president i ekipit?
Përgjigja numër 2: Për mua qëllimi kryesor është të bëj detyrën sa më mirë për të rregulluar këtë situatë. S’ka rëndësi se kush vjen më vonë.
© shkodrasport.com