Trupi Financiar i UEFAs ka urdhëruar përjashtimin e Milanit nga kompeticionet europiane për 2 vite, për thyerjen e Fair Play financiar, mes viteve 2014 dhe 2017.
Ky vendim pritej në shtëpinë e “djallit”, ku sipas informacioneve priten ta çojnë çështjen në CAS, për ta ankimuar.
Kështu, Milani nuk do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në Europa League, edhe pse u kualifikua si vend i gjashtë në Seria A. Është Fiorentina që merr tashmë vendin e kuqezinjve.
VENDIMI I UEFA-s:
Dhoma Gjyqësore e Trupit të Kontrollit Financiar për Klubi (CFCB), i kryesuar nga José Narciso da Cunha Rodrigues,
ka marrë një vendim mbi çështjen e Milanit pas kërkesës së menaxherit të dhomës hetimore të CFCB për shkeljen e rregullave të fair play në veçanti për shkeljen e rregullave të ndarjes,
klubi nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në edicionet e ardhshme UEFA që është kualifikuar në dy (2) sezonet e ardhshme (në sezonin 2018 / 19 ose 2019/20, në rast kualifikimi.)
Kundër këtij vendimi, është e mundur të apelohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, sipas nenit 34 (2) të rregullores procedurale që rregullon Organin Mbikëqyrës Financiar për Klubet UEFA dhe sipas në nenet 62 dhe 63 të Statutit të UEFA-s.
Motivet për vendimin do të publikohen në UEFA.com në kohën e duhur. “