Që Shkodra shquhet për sportistë të mëdhenj, këtë askush nuk e vë në diskutim. Por që të mblidhen kaq shumë tituj kampionë në një foto, kjo vështirë të ndodhë.
Por ja që është bërë realitet pak ditë më parë. Në ceremoninë e zhvilluar nga Sportklub Vllaznia dhe Bashkia Shkodër për nderimin e “Sportistëve të Shekullit” në boks, gjashtë nga dhjetë më të mirët e boksit shkodran në vite, janë bërë sëbashku për të bërë një foto, por pa menduar për gjëra të tjera.
Në total këto gjashtë boksierë kanë fituar sëbashku 55 tituj kampionë. Po, po, 55 tituj kampionë! Diçka e rrallë, por ky është realiteti sepse kjo është Shkodra, qyteti që nxjerr veç kampionë.
Në këtë foto janë Artur Gavoçi 15 herë kampion i vendit, Besnik Limani 12 herë kampion, Sokol Buliqi 8 herë kampion, Sead Bushati 8 herë kampion, Jetmir Kuçi 8 herë kampion dhe Besnik Gjetaj 4 herë kampion.
© shkodrasport.com