Liverpool do të luajë sot finalen e kupës EFL kundër Aston Villës. Ndërkohë nesër ekipi i Klopp do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë të Botërorit për klube.

Dy përballje për një distancë prej 24 orësh, të cilat bënë që Liverpool të hyjë në histori, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë.

Trajneri gjerman ka vendosur ta ndajë grupin e tij në dy ekipe, njëri do të ndeshet sot për të ngritur lart trofeun e kupës EFL, ndërsa tjetri është grumbulluar në Katar, ku të kuqtë synojnë të marrin një tjetër trofe të rëndësishëm për ta.

Klopp ka vendosur që në finale e sotme t’i besojë të rinjve, teksa lojtarët e tij kryesorë i ka marrë me vete në Katar./Sport Ekspres/