Nga Gjergj KOLA
Nje foto ne shume raste flet shume. Pikerisht per kete arsye, ne po sjellim sot per ju nje foto ne te cilen do te keni mundesine te shikoni nje pjese te rendesishme te historise se futbollit shkodran.
Eshte nje foto e nxjerre nga arkiva e “Shkodra Sport” dhe i takon nje periudhe te para 30 viteve ndoshta. Ne te jane 11 veterane te futbollit, te cilet formojne nje “formacion” kampion. Duke filluar nga portieri Teli, per te vazhduar me mbrojtesit Çapaliku, Dibra, Bushati e Koxhja. Per te vazhduar me mesfushoret Bakalli, Lekaj e Vaso si dhe sulmuesit Kullolli, Haliti e Gjergji.
Vlera e kesaj fotoje rritet edhe me shume, kur ke parasysh se plot 8 prej personazheve te kesaj fotoje nuk i kemi me mes nesh, pasi jane larguar nga kjo bote. Dhe prandaj fotoja merr edhe me shume vlere.
Po kush jane personazhet e fotos? E fillojme nga rreshti poshte, nga e majta ne te djathte: Esat Bushati, Lutfi Haliti, Muc Koxhja, Muhamet Dibra, Ali Kullolli dhe Jonuz Teli. Ndersa ne rreshtin lart, nga e majta ne te djathte jane: Nikoll Gjergji, Frederik Çapaliku, Alush Bakalli, Millan Vaso dhe Hajrullah Lekaj.
Ato qe i kemi serish mes nesh jane Frederik Çapaliku, Esat Bushati dhe Ali Kullolli. Te tjeret jane ndare nga jeta, por duke lene pas nje emer shume te mire ne historine e futbollit shkodran dhe shqiptar./www.shkodrasport.com/