Futbolli ka rregulla loje dhe ato jane te percaktuara qarte ne rregulloret e vendosura. Loja e futbollit luhet në përputhje me Rregullat e Lojës, një grup rregullash që ka qenë në fuqi që nga viti 1863 dhe mbahet nga IFAB që nga viti 1886.
Pyetja qe lind shpeshhere eshte si kane funksionuar keto rregulla ne Shqiperi? Kujtojme qe kampionati i pare eshte organizuar ne vitin 1930 dhe ka qene pikerisht Enti Kombëtar “Djelmnia Shqiptare” qe e ka organizuar ate fale rregullave qe kishin huazuar nga nderkombetaret.
Por nderkohe ne sot kemi ne dore nje rregullore te mirefillte futbolli, e cila eshte ne gjuhen shqipe dhe i perket vitit 1936. Nje rregullore qe na vjen nga zyra e Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder e cila ka arritur ta siguroje dhe ta kete ne arkiven e saj.
Emertimi i saj eshte “Rregullorja teknike e lojes se foot-ballit”, organ i Enti Kombetare “Djelmnia Shqiptare”- Federata Sportive dhe eshte shtypur ne Bari te Italise pikerisht ne “Societa Editrice Tipografica”.
Ne 46 faqet e kesaj rregulloreje eshte e detajuar çdo gje dhe ajo qe te ben me shume pershtypje, eshte se gjuha e perdorur ne tekstin e saj eshte gegnishtja. Nuk dihet saktesisht pse ka ndodhur keshtu, ngaqe perkthyesi i saj mund te kete qene nga Veriu i Shqiperise, apo ndonje botim i meparshem duhet te kete qene ne kete gjuhe, por realiteti ky eshte.(www.shkodrasport.com)