Në futboll shohim shpesh episode qesharake, teksa në të gjithë botën nuk mungojnë rastet kur tifozët pushtojnë dhe fushën e lojës duke kërkuar që të takojnë idhujt e tyre. Në fakt në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kampionatin e 18-vjeçarëve një tifoz ka gjetur një mënyrë të re për të bërë bujë në Europë.
Ai ka hyrë në fushën e lojës gjatë ndeshje duke bërë xhiro me makinën e tij.
Arbitri ka ndërprerë ndeshjen derisa ai ka plotësuar dëshirën e tij, ndërkohë që më vonë ka rifilluar lojën. Nuk dihet ende se si mund të ketë gjetur mënyrën për të hyrë në terrenin e fushës, por në kategori të tilla edhe siguria është e ulët në stadium./vipsport.al/