Ndeshja e gjysmëfinales së Kupës së Uruguajit Salto-Çero Largo është pezulluar për shkak të një episodi të pazakontë. Shkak u bë gjyqtari i sfidës Eduardo Kastijo i cili anuloi golin e kualifikimit të ekipit vendas në minutën e 91-të.

Jo vetëm kaq, por pavendosmëria e tij rreth vlefshmërisë së golit i ka habitur të pranishmit. Fillimisht e konsideroi të rregullt goli, pastaj e quajti të pavlefshëm, në tentativën e tretë e vlerësoi si të saktë. Por, pasi pa pamjet e golit në telefon e quajti përfundimisht të parregullt golin e dytë të Saltos (ndeshja deri në ato momente ishte me rezultat 1-1).

Pas kësaj katrahure erdhi dhe kaosi. Lojtarët e Saltos u vërsulën të nervozuar drejt gjyqtari Kastijo, i cili për t’i shpëtuar ndonjë të papriture vrapo drejt dhomave të zhveshjes. Gjyqtari u justifikua se klima e krijuar pas vendimit të tij e bëri të pamundur mbylljen normale të sfidës.

“Ndeshja u ndërpre për shkak mungesës së garancisë nga protagonistët e ndeshjes për zhvilluar normalisht. Klima e krijuar nuk lejonte përfundimin e takimit”, shkruan arbitri në raportin e ndeshjes.

Ajo çfarë habit më tepër është se në raportin e ndeshjes, gjyqtari nuk ka vendosur as rezultatin e takimit.