“Dris Martens bëhet gati, kthehet edhe Kalehon”. Ky është titulli i “Il Mattino” në lidhje me formacionin, me të cilin Napoli do të përballojë Juventusin rival në ndeshjen e sotme.
Sipas kësaj gazete, trajneri Karlo Ançeloti ka vetëm një dyshim dhe ai është në sulm, ku ka një balotazh mes lojtarit belg dhe polakut Milik. I pari është i favorizuar për të qenë përkrah Insinjes në këtë ndeshje.
Ospina do të jetë në portë, ndërkohë që kthehen në formacion edhe Hysaj, Hamshik dhe Albiol. Lojtari i Kombëtares kuqezi nuk luajti në ndeshjen e fundit të kampionatit me Parmën, pasi trajneri Ançeloti ka dashur ta ruajë për Juventusin.
Ne kete menyre ne kete sfide shume interesante protagonist ne fushe do te jete edhe shkodrani Hysaj, nje lojtar qe eshte gjithnje protagonist per ekipin e tij te Napolit.
Kjo skuader pretendon fitoren ndaj rivalit te saj te madh te sezonit te kaluar- Juventusit, qe ia “rrembeu” titullin kampion vetem ne javet e fundit.