Tekniku italian Fabio Kanavaro ia ka dalë të fitojë kampionatin në Kinë teksa është në drejtimin e skuadrës së Guangzhou Evergrand. Një formë hakmarrje kjo e Kanavaros, i cili në muajin tetor për shkak të një barazimi 2-2, u shkarkua.

Por, e gjitha ndodhi në mënyrë mjaft diplomatike nga klubi kinez, të cilët u shprehën se trajneri ishte larguar për të ndjekur nga afër një trajnim të korporatave kulturore.

Gjithsesi në fillim të nëntorit, Kanavaro e rimori drejtimin e skuadrës dhe sipas klubit, kampioni i botës me Italinë i kishte dorëzuar një raport ku shprehte një reflektim të thellë.

Gjithsesi, tashmë Kanavaro është kampion dhe kjo shërben edhe për t’i treguar klubit se duhet t’i besojë atij në çdo moment./vipsport/