Një emër shumë i njohur i futbollit botëror mund të ulet në pankinën e Belgjikës, e cila ka mbetur bosh që pas dorëheqjes së Roberto Martinez.

Trajneri u largua nga drejtimi i “djajve të kuq” pasi nuk ia doli të kalonte grupin me përfaqësuesen europiane në Katar 2022, duke dështuar përsëri në një turne madhor.

Ne vendin e tij mund të emërohet Tierri Henri. Ish-sulmuesi i njohur i Francës ka qenë asistent i Roberto Martinez në dy aktivitetet e fundit, Euro 2020 dhe Botërorin 2022 dhe njeh shumë mirë ekipin.

Nuk është rastësi që edhe Romelu Lukaku pak ditë më parë deklaroi se Henri ishte emri perfekt për të marrë drejtimin e ekipit.

Këtë sugjerim të sulmuesit duket se e ka mirëpritur Henri dhe sipas mediave belge, ai i ka bërë të ditur Federatës se është i interesuar për këtë rol në drejtimin e ekipit kombëtar.

Kandidatura e tij është ndër më të fortat për Belgjikën dhe raportohet se Federata e ka si prioritet emrin e Henri në listën e saj të kandidatëve për këtë post.