Partizani ka arritur të bëjë një tjetër afrim në merkaton e verës. Mësohet se të kuqtë kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin Altin Bytyçi. Ky i fundit u perfol per nje kalim te mundshem edhe te Vllaznia gjate kesaj vere, por ne fund pengese u be klubi i Kukesit.

Nderkohe tani 22-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me klubin e Kukësi këtë verë, teksa ka gjetur tashmë akordin me kampionët e Shqipërisë dhe do të vihet menjëherë në shërbim të trajnerit Zekiç.

Bytyçi luan me Kukësin prej 3 sezonesh, duke qenë një nga futbollistët më të spikatur. Pavarësisht se në moshë të re, 22-vjeçari nga Suhareka ka arritur të bindë stafin teknik duke luajtur një pjesë të madhe të ndeshjeve si titullar.

Në të shkuarën, Bytyçi ka provuar të luajë edhe në kampionatin kroat, ku ka qenë pjesë e Medjimurjes ndërsa në Shqipëri ka qenë pjesë e Laçit disa sezone më parë.