Vllaznia e ka tentuar qe ne fillim te merkatos, por Dejvi Bregun e merr nje shkodran. Pikerisht Edi Martini i cili ne njefare me kete lojtar do te tentoje te mbushe boshllekun e krijuar nga largimi i Kallakut.
Dejvi Bregu është lojtari më i ri i skuadrës së Teutës. Siç është përfolur për ditë me radhë, mesfushori vlonjat ka gjetur dakordësinë dhe ka firmosur ditën e sotme me “Djemtë e Detit”.
Një goditje e bujshme kjo nga skuadra e Edi Martinit i cili do të ketë në dispozicion cilësitë e shtatshkurtrit që ka bërë diferencën në kampionatin tonë. Pritet zyrtarizimi nga ana e klubit durrsak që duhet thënë se është kandidat potencial për titullin kampion në këtë edicion futbollistik.
Kujtojmë që në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës. Ofertat në drejtim të tij s’kanë munguar, por në fund ka zgjedhur të qëndrojë sërish në kampionatin shqiptar. /Newsport/