Vllaznia pret në orën 17.45 Flamurtarin në shtëpi, në ndeshjen përmbyllse të Kategorisë Superiore për këtë edicion.

Shkodranët do duhet të përballen më pas me fituesin e Besëlidhja-Pogradeci për të siguruar qëndrimin në elitë, pasi siç dihet u rënditen në vendin e tetë.

Ekipi i drejtuar nga Hysen Dedja kërkon triumfin sot, e në të njëjtin mendim është edhe historia.

Nëse shikojmë takimet direkte mes tyre, Vllaznia ia ka dalë t’i mposhtë vlonjatët katër herë në pesë 90-minutëshat e fundit.

Natyrisht, situata nuk është e njëjtë, pasi kemi të bëjmë me periudha të ndryshme. Se si do shkojë gjithçka sot, kjo mbetet për t’u parë./newsport/