Historia 101 vjeçare e Vllaznise ka prodhuar shume momente te rendesishem per futbollin shkodran, por nuk kane qene te pakta edhe rastet kur ka patur zhgenjime.

Ka qene gazetari i njohur Bledar Kuka i cili per te ngacmuar nje shokun e tij shkodran, i ka thene permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale, nje te vertete te madhe.

“Nëse Shkodra do të kishte qenë kryeqytet, Vllaznia do të ishte shpallur 25 herë kampion! Kështu i them shokut tim shkodran, Tano Bajraktarit”!

Ne fakt, sipas historise se kampionateve shqiptare, jane disa tituj kampion qe i jane mohuar apo vjedhur ekipit shkodran. Duke filluar nga ndonje titull ne vitet ’30, per te vazhduar me ato te viteve 1947, 1948 apo dhe me vone, e per te perfunduar me titullin “e vjedhur” ne vitin 2009 nga Tirana.
www.shkodrasport.com