Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Mario Mitaj po flitet gjithnjë e më shumë në Itali dhe kjo do të thotë se me shumë mundësi karriera e tij do të vijojë në këtë vend pasi janë disa ekipe të interesuara për të marrë shërbimet e tij.

Së fundi ka qenë “Sky Italia” i cili ka përpiluar formacionin e lojtarëve, të cilët kanë qenë surpriza e madhe e këtij Europiani. Mes njëmbëdhjetë emrave më të spikatur gjendet edhe Mario Mitaj në pozicionin e mbrojtësit të majtë.

“E kërkojnë shumë klube italiane. Djaloshi i lindur në 2003 ka shumë teknikë dhe i pëlqen që ta luajë topin. Edhe pse niset nga thellësia e mbrojtjes ai është njëri prej atyre që u krijon shumë shanse shënimi shokëve të skuadrës.

Duhet të përmirësohet pak në aspektin mbrojtës, por është një nga surprizat e këndshme të Shqipërisë, e cila u eliminua tashmë”, shkruan “Sky Italia”.