Sporti i boksit padyshim që është një nga më të vështirët dhe natyrisht që në të nuk kanë munguar as dëmtimet. Por si në rastin në fjalë, vështirë të ketë ndodhur që një boksieri t’i shqyhet veshi. Ka ndodhur kështu në një ndeshje boksi të zhvilluar në Amerikë. Stephen Smeth pothuajse e kishte veshin e të shqyer në ballafaqimin me Francisco Vargasin në Las Vegas.Boksieri britanik po përpiqej që të kthehej sërish në krye të frontit të Botës. Por, pas vuajtjes së prerjes së veshit të majtë nga një përplasje aksidentale të kokave, dueli u ndalua nga mjeku pas raundit të nëntë.
Kjo i dha fitoren Vargasit, i cili sipas rezultatit të gjyqtarëve triumfoi me 89-82, 88-83, 88-83.
Imazhet e tmerrshme ngjallën kujtimet se e duelit të kampionëve, kur Mike Tyson i gishte kafshuar veshin Evander Holyfield gjatë luftës për titullin e kampionit në vitin 1997.Tashmë raportohet se boksierit i është qepur veshi dhe se shumë shpejt pritet ta rimarrë veten.Kujtojmë se Smeth deri më tan i ka humbur tre nga pesë luftërat për titullin e kampionit të Botës. Me poshte ndiqni video e plote te ketij momenti:
© shkodrasport.com