Tirana deri tani ka mbrojtjen më të keqe të dekadës. Bardheblutë janë ekipi i dytë që ka pësuar më shumë këtë kampionat, plot 42 gola. Një shifër alarmante. Bardheblutë janë sulmi më i mirë i kampionatit me 45 gola të shënuar në 27 javë.
Gjithsesi, Tirana është shumë keq në mbrojtje, pasi ka 42 gola të pësuar në 27 javë, një më pak se vendi i fundit në kampionat, Kukësi. Për krahasim, Tirana ka pësuar më shumë gola se në sezonin e keq të saj në dekadën e fundit. Plot 14 rrjeta më shumë ka pësuar ekipi bardheblu krahasuar me vitin më të keq të saj 2018-2019. Në katër sezone, Tirana ka pësuar sa gjysma e këtij kampionati ose bardheblutë kanë pësuar deri në javën e 27-të sa dy kampionate së bashku.
Me 42 gola të pësuar Tirana nuk ka mbyllur sezonin dhe ky është alarm. Një situatë që vazhdon të mos riparohet dhe është “thembra e Akilit” të bardhebluve. Në këtë moment që flasim, nënkampionët janë të pestët me 36 pikë.
ÇUDIA – Tirana mund të themi se është nën pushtetin e numrit nëntë. Edhe pse mund të duket si çudi, bardheblutë në 27 javë kanë një barazpeshë të frikshme mes fitoreve, barazimeve dhe humbjeve. Kështu, Tirana ka 9 fitore. Po nëntë janë edhe barazimet. Kjo do të thotë se ka 36 pikë në total. Po nëntë janë edhe humbjet në këtë kampionat. Një ekuilibër i plotë te Tirana.