Nga Endri ÇINARI
Vllaznia mori një humbje në javën e 8-të të Superiores kundër Tiranës në shifrat 0-1. Një disfatë që ndoshta erdhi në një moment ku dukej se ndeshja po shkonte drejt një barazimi 0-0. Por do ishte Florent Hasani që në sekondat e fundit të ndeshjes, do i jepte suksesin bardhebluve.
E tashmë tek shkodranët situata nuk duket aspak e favorshme dhe e qetë. Por kjo ndalesë e kampionatit për shkak të impenjimit të kombëtares mund ta ndihmojë shumë skuadrën. Ekipi ka arritur vetëm 2 fitore në 8 javë, kjo duket mposhtur Kukësin në javën e parë me shifrat 3-1 dhe Teutën me rezultatin 2-0.
Dy skuadra që realisht nuk janë kundërshtarët më të fortë të mundshëm në këtë kampionat. Kuqeblutë nuk kanë arritur asnjë sukses jashtë fushe. Ku duhet të kthehemi shumë pas në kohë për të shikuar një fitore jashtë Shkodrës. Dhe konkretisht në datë 29.05.2023, java e fundit të sezonit të shkuar ku Vllaznia fitonte 1-2 ndaj Bylisit.
Që nga maji Vllaznia nuk ka asnjë fitore në transfertë përfshirë këtu si ndeshjet e kampionatit apo edhe atë në Conference League. Para kësaj periudhe Vllaznia shënon një fitore në transfertë në datën 12.02.2023 kundër Tiranës në shifrat 0-1. Pra një periudhë prej 9 muajsh ku shkodranët kanë vetëm 2 fitore jashtë fushe.
Një faktor si disa të tjerë që duhet rregulluar tek shkodranët në këtë periudhë pushimi. Ku këto ditë do shërbejnë jo vetëm për relaksimin, por edhe reflektimin e skuadrës dhe stafit para kthimit për Superioren.