Një lajm i trishtë vjen nga bota e gazetarisë sportive në vend, pasi është ndarë nga jeta një nga reporterët më të vjetër të kësaj fushe Esat Ymeri.
63-vjeçari nga Malësia e Madhe ka qenë që në fillimet e karrierës së tij i apasionuar pas sportit e sidomos për ekipet e krahinës së tij, Vllaznia dhe Veleçiku.
Ymeri humbi betejën me një sëmundje të rëndë prej të cilës vuante prej disa muajsh.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është njoftuar edhe nga zv. kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, i cili në një postim në rrjetet sociale i ka shprehur dhe ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij.