Nga Gjergj KOLA

Nje tjeter dite e trishte per sportin shkodran. Ne oret e paradites se sotme eshte ndare nga jeta ne moshen 69 vjeçare ish- qitesi dhe ish- trajneri i Vllaznise Muhamet Fani. Ai kishte disa kohe qe po kalonte nje gjendje jo te mire shendetesore dhe si rrjedhoje ajo ka ardhur duke u agravuar dhe sot nuk arriti t’ia hedhe dot duke i dhene ne kete menyre lamtumiren e parakohshme, familjes, shokeve dhe miqve te tij.

Muhameti ka lindur ne Shkoder me 22 maj 1955 ne Shkoder dhe duke qene se ishte i biri i Fahri Fanit, drejtuesit dhe arbitrit te njohur, kuptohet qe ne rinine e tij do te merrej vetem me sport. E nis me futbollin dhe madje luan me Vllaznine deri me ekipin Shpresa te drejtuar nga trajneri Selami Dani. Por me pas, duke qene se nuk shquhet per ndonje talent te veçante ne kete sport, e braktis ate.

Me pas zhvillohet nje aktivitet kombetar ne mes ndermarrjeve ne sportin e qitjes dhe ai merr pjese duke perfaqesuar fabriken e duhan- cigareve Shkoder. Ishin 5 fisheke per t’u gjuajtur dhe ai merr piket maksimale- 50 duke marre edhe nje trofe. Ne ate moment i afrohet trajneri i ekipit te qitjes se Vllaznise Nazmi Kraja qe i propozon te behet pjese e ekipit dhe keshtu do te ndodhte.

Ka qene viti 1975 dhe Muhameti do te vazhdonte te ishte qites i ekipit te Vllaznise deri ne vitin 1983. Gjate kesaj periudhe ka patur jo pak rezultate duke treguar vlerat e nje sportisti te mire i cili e ndihmoi jo pak edhe ekipin per arritjen e rezultateve te larta. Ne vitin 1983 i japin per te drejtuar ekipin e te rinjve dhe brenda vitit ne krye te tij arrin dy objektivave qe nuk i kishin arritur me pare, shpallet kampion i Shqiperise dhe fiton Kupen e Republikes dhe po ashtu ai do te merrte edhe diplomen si trajneri me i mire i vitit. Pjese e ketij ekipi ishin qites shume te mire si Saimir Logu, Adnan Kallogjeri, Kujtim Kopliku, Fauzel Bitri, Leonard Prela, Aleks Mile e Serjan Lishi.

Kaq ka mjaftuar qe Bahri Axhemi ta therrase ne zyre serish duke i kerkuar te dorezoje ekipin e te rinjve dhe te marre ekipin e te rriturave te femrave te Vllaznise te cilen do ta drejtoje per disa vite me rradhe duke e çuar edhe ne vende nderi. Pjese e ketij ekipi ishin sportiste si Drita Vjerdha, Domenika Hanxhari, Elda Gjergji, Etleva Gjerga, Rajmonda Sekuj, Agetina Simoni. Do te vazhdonte ta drejtonte kete ekip deri ne vitin 1991 kur do te shkaterrohej poligoni i qitjes.

Lidhja e Muhametit me sportin do te behej edhe me e forte dhe jo vetem nga i ati- Fahrija. Kjo sepse ne sportin e qitjes do te njihte edhe shoqen e jetes- Fatmiren. Nderkohe i biri- Denisi, per shume vite ka punuar si ekonomist ne klubin e Futbollit Vllaznia.

Ndarja nga jeta e Muhamet Fanit ne kete moshe padyshim qe eshte nje trishtim jo vetem per familjen, por edhe per komunitetin e qitjes ne Shkoder dhe me gjere, shoket dhe miqte e tij. Gazeta “Shkodra Sport” ne emer te lexuesve te saj i shpreh ngushellimet familjes per humbjen e njeriut te saj te dashur. I perjetshem qofte kujtimi i tij! Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit te tij, do te jete neser (e shtune) ne ora 15:00.