Mengjesin e sotem sporti shkodran ka marre nje lajm te hidhur. Futbollisti i Vllaznise Futsall Ermir Lera ka nderruar jete ne 34 vjeçare duke lene pas nje hidherim te thelle tek familja e tij dhe po ashtu edhe tek komuniteti i futbollit.

Ermiri ka pesuar nje aksident pak dite me pare dhe si rrjedhoje prej 10 ditesh ka qendruar ne reanimacion me shpresen se do ia hidhte, por nuk ka ndodhur keshtu sepse gjithçka eshte mbyllur sot.

Ai perpos marrjes me futboll, ka qene edhe mesues i edukimit fizik ne njeren prej shkollave 9 vjeçare te qytetit te Shkodres, teksa ka transmetuar tek nxenesit e tij pasionin per sportin.

Ndersa te gjithe sportdashesit shkodrane e mbajne mend futbollistin Lera per lojen dhe golat e shenuar me ekipin e futsalles te Vllaznise ne sezonin e kaluar teksa ka qene nder protagonistet kryesor te tij ne shume prej sukseseve te arritura.

Ermir Lera, trajneri Bujar Celufaj, futbollistet e tjere bashke edhe me drejtuesit e Vllaznia Futsall kishin nje projekt serioz edhe per sezonin e ri, megjithate ai do te vazhdoje pa te. Me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i shprehim ngushellimet me te sinqerta familjes Lera per humbjen e njeriut te saj te dashur.