Një lajm i trishtë vjen nga Maroku. Ish-lojtari i Marsejës, Abdelaziz Barrada ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare këtë të enjte, më 24 tetor.

Lajmi u konfirmua nga mediat vendase, teksa bëhet me dije se 35-vjeçari ka humbur jetën për shkak të një ataku kardiak.

Veç Marsejën Barrada u aktivizuar edhe me Antaliaspor, Getafe, Al-Jazeera të Emirateve dhe Al-Shahania të Katarit. Me kombëtaren e Marokut 35-vjeçari u aktivizua 28 ndeshje ku arriti të shënonte edhe 4 gola.