Pak dite me pare kishte festuar 50 vjetorin e lindjes por sot u ka dhene zhgenjimin te madh familjareve, shokeve e miqve te tij. Ish- notari i Vllaznise Arben Dodaj si pasoje e nje ataku kardiak, ka nderruar jete ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku jetonte prej vitesh.

Lajmin na e ka dhene njeriu qe ka qene trajneri i tij ne fundin e viteve ’80 dhe ne fillimin e viteve ’90, Ridvan Gjeçaj. Ai por edhe koleget e Benit, nuk kane dashur ta besojne nje lajm te tille, por ja qe ky eshte i vertete per fat te keq.

Po kush ka qene Arben Dodaj? Ai ka lindur ne Shkoder me 26 shkurt te vitit 1972 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me not duke spikatur menjehere me ekipin e te rinjve dhe kjo ka bere qe ne moshen 17 vjeçare te kalonte tek ekipi i pare. Ka qene trajneri Gjeçaj qe e ka afruar ate duke pare edhe aftesite e tij. Ka qene pjese e nje brezi te shkelqyer notaresh si Ilir Ymeri, Moisi Shestani, Sadi Anadolli, Artur Komi etj.

“Arbeni ka qene nje djale, nje shok, por edhe nje notar i mrekullueshem. E ka filluar sportin e notit ne vitin 1984 ka filluar notin me pioneret, me trajner Franc Nogen. Ne vitet 1986-1988 kalon me te rinjte e Vllaznise ku trajner do te kishte Halim Zaganjorin, duke fituar 4 tituj kampioni per te rinj.

Ne vitin 1989 do te kalonte tek ekipi i te rriturve ku isha une trajneri i tij dhe Arbeni do te vazhdonte sportin e notit deri ne vitin 1994. Gjate ketyre viteve ka fituar 6 tituj kampioni (100 m stil i lire, stafeta 4×100 m stil i lire dhe 4×100 m stil i perzier, ne pishine 50 metra).

Po ashtu ka dale 12 here kampion ne 50, 100 m stil i lire, 4×50 m stil i perzier, 4×50 m stil i lire, 4×100 m stil i perzier dhe 4×200 m stil i lire, ne pishine 25 metra). Do te ishte pjestar i ekipit te Vllaznise qe u shpall kampion ne vitin 1989 dhe qe u shpall fitues 3 medaljeve (1 ari dhe 2 argjendi) ne Spartakiaden e 6-te kombetare kombetare po kete vit.

Arben Dodaj njekohesisht ka qene anetar i ekipit Kombetar ne Metingun e Seres ne Greq si dhe ne Lojrat Mesdhetare te Athines (Greqi) ne vitin 1991,ku ka konkurruar ne garat e 50 dhe 100 m stil i lire”- deklaron ish- trajneri i tij Ridvan Gjeçaj.

Ky i fundit, ne emer edhe te te gjithe komunitetit te notit shkodran, i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Dodaj per humbjen e njeriut te saj te dashur. Bashke me to, bashkohet edhe redaksia e gazetes “Shkodra Sport” duke i derguar ngushellimet e saj.
Gjergj KOLA