Diten e sotme komuniteti i sportit ne Shkoder ka marre nje lajm te hidhur. Ish- atleti, trajneri dhe drejtuesi i Sportklub Vllaznia Rrok Hila eshte ndare nga jeta ne moshen 72 vjeçare. Nje lajm ky i hidhur jo vetem per familjen, por edhe per te gjithe shoket dhe miqte e tij.

Rrok Hila ka qene nje emer i spikatur i sportit ne Shkoder dhe jo vetem. Ai ka lindur ne Shkoder me 15 shkurt te vitit 1952 dhe eshte marre ne rinine e tij me sportin e atletikes, duke konkurruar fillimisht ne garat e mesme dhe me pas kaloi tek shumegareshi ku ka arritur te jete ne çdo rast ne mes sportisteve me te mire te vendit.

Gjate periudhes qe eshte marre me sport, ka kryer edhe Institutin e Kultures Fizike “Vojo Kushi” duke u formuar si nje kuader sportiv i mirefillte dhe kjo do ta ndihmonte ate qe pas lenies se karrieres si atlet ne vitin 1976, te niste ate si trajner te cilen e ka vazhduar deri ne fillimin e viteve ’90 duke stervitur e nxjerre sportiste qe kane lene gjurme ne atletiken shkodrane dhe ate shqiptare.

Nderkohe ne vitin 1992 do te emerohet sekretar i Sportklub Vllaznia, detyre te cilen do ta kryente me shume sukses per disa vite me rradhe derisa do te largohej drejt Kanadase bashke me familjen e tij, vend ku dhe mbylli syte diten e sotme.

Rroku prej disa vitesh ka kaluar momente jo te mira si rrjedhoje e nje semundje te rende dhe pavaresisht perpjekjeve per ta kaluar ate, nuk ia ka dale dot ta sfidonte dhe si rrjedhoje e ka humbur betejen me te.

Gazeta “Shkodra Sport” ne emer te te gjithe komunitetit te sportit shkodran i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Hila per humbjen e njeriut te saj te dashur dhe gjithe familjes se atletikes shkodrane per humbjen e nje personaliteti te ketij sporti. U prehsh ne paqe Rrok Hila!
Gjergj KOLA